Panik në Kinë: Një qiellgërvishtës i lartë 300 metra lëkundet pa shpjegim

Panik në Kinë: Një qiellgërvishtës i lartë 300 metra lëkundet pa shpjegim

14:40, 18/05/2021
A+ Aa A-

Një nga qiellgërvishtëset më të gjatë kinezë të vendosur në qytetin Shenzhen u evakuua të martën pasi filloi të lëkundet dhe njerëzit në panik u larguan për në vend të sigurt.

Kulla SEG Plaza i lartë gati treqind metra i lartë në mënyrë të pashpjegueshme filloi të lëkundet rreth orës 1 pasdite me kohën lokale dhe evakuimi i njerëzve brenda u krye menjëherë ndërsa kalimtarët në rrugët aty pranë vëzhgonin me habi. Ndërtesa u mbyll në 2:40 pasdite, njoftoi media lokale.

Kulla  u përfundua në vitin 2000, ndodhet në qendër të një prej qyteteve kineze me rritjen më të shpejtë dhe strehon zyra të shumta.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave po heton se çfarë bëri që rrokaqielli të lëkundet, sipas një postimi në platformën Weibo, versioni kinez i Twitter.

"Pas kontrollit dhe analizës së të dhënave të stacioneve të ndryshme të monitorimit të tërmeteve në të gjithë qytetin, u konkludua se nuk kishte tërmete sot në Shenzhen," shkruhet në njoftim.

Nuk dihet ende se si do të veprojë qeveria në rastin e një ndërtese të rrezikshme të asaj madhësie, e cila ndodhet në qendër të qytetit me 12 milion banorë, shkruan Jutarnji list.

Videot e kalimtarëve të postuar nga media lokale në Weib tregojnë rrokaqiellin që lëkundet ndërsa qindra kalimtarë të tmerruar ikin. "SEG është evakuuar plotësisht," shkroi një përdorues i Ëeib në një përshkrim të videos.

Kulla është emëruar pas prodhuesit gjysmëpërçues dhe elektronik Shenzhen Electronics Group, zyrat e të cilit janë të vendosura në atë ndërtesë. Është kulla e 18-të më e lartë në Shenzhen, sipas Këshillit për Ndërtesat e larta. Autoritetet kineze vitin e kaluar ndaluan ndërtimin e rrokaqiejve më të lartë se 500 metra. Prishja e ndërtesave nuk është e pazakontë në Kinë, ku standardet e ndërtimit janë të ulëta dhe për shkak të përparimit të urbanizimit, ndërtimi po zhvillohet me nxitim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco