Dy viktima në 13 ditë nga tromboza e shkaktuar nga AstraZeneca në Francë

Dy viktima në 13 ditë nga tromboza e shkaktuar nga AstraZeneca në Francë

21:02, 17/05/2021
A+ Aa A-

Katër raste të reja të trombozës të shoqëruara me vaksinën AstraZeneca, janë regjistruar së fundmi në Francë.

Mediat vendase bëjnë me dije se në harkun kohor 23 prill deri më 6 maj janë konstatuar katër raste të trombozës pas vaksinimit me AstraZeneca ku dy prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërkohë që nga fillimi i vaksinimeve me këtë formulim, janë raportuar 34 raste të trombozës së rrallë, 11 prej të cilave ishin fatale.

Të katër raste të reja të bëjnë me dy gra të moshës 60-70 dhe dy burra të moshës 50-60. Komplikimet ishin tromboza venoze cerebrale, në dy prej këtyre njerëzve, një trombozë venoze e organeve të brendshme dhe një trombozë e venave të thella me emboli pulmonare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco