Arrestohet spiuni rus në Poloni, pranon se ka dhënë informacione për ushtrinë polake

Arrestohet spiuni rus në Poloni, pranon se ka dhënë informacione për ushtrinë polake

19:10, 17/05/2021
A+ Aa A-

Agjencia polake për Siguri të Brendshme (ABW), njofton se me urdhër të prokurorisë kanë arrestuar një person.

Sipas ABW-së, i arrestuari është Marcin K., 43-vjeç, i cili akuzohet për veprimtari spiunazhi për shërbime të huaja në dëm të Republikës së Polonisë, vepër e cila dënohet nga një deri në 10 vite burg.

Pas marrjes në pyetje i akuzuari kishte pranuar që ka spiunuar për shërbimet e inteligjencës ruse, duke ju siguruar informacione që kanë të bëjnë me Ushtrinë polake.

Njoftimi për arrestimin e spiunit rus, Marcin K. bëhet tri ditë pasi u publikua lajmi për arrestimin e dy personave të cilët kishin krijuar një sistem të teknologjisë informative, për ta përdorur për sulme kibernetike në Poloni. Arrestimi i dy të dyshuarve ishte bërë në fund të muajit shkurt, por ishte mbajtur i fshehtë për të mos dëmtuar hetimet.

 

Dy të arrestuarit kishin krijuar një strukturë special përmes së cilës do të kryenin sulme kibernetike në operatoret e rrjetit GSM, internet, si dhe institucionet shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco