Blinken: SHBA pro armëpushimit nëse palët pranojnë

Blinken: SHBA pro armëpushimit nëse palët pranojnë

17:32, 17/05/2021
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka zhvilluar sot një vizitë në Danimarkë, nga ku foli edhe lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë.

Blinken u bëri thirrje palëve që të mbrojnë civilët, e sidomos fëmijët ndërsa theksoi se Izraeli, si demokraci ka një barrë shtesë për ta siguruar mbrojtjen e tyre.

 

“Ne do të bëjmë një diplomaci intensive për t’i dhënë fund këtij cikli aktual të dhunës”- tha ai në një konferencë shtypi në Kopenhagë.

“Ne jemi gati të japim mbështetje nëse palët kërkojnë një armëpushim.”- shtoi Sekretari Amerikan i Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco