Kim Jong Un i shpalli luftë modës

Kim Jong Un i shpalli luftë modës

11:33, 15/05/2021
A+ Aa A-

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un së fundmi i ka shpallur luftë modës,  me anë të një dekreti ai njoftoi produktet që ndalohen.

Ata që përdorin këto produkte në këtë listë do të akuzohen për sjellje ‘antisocialiste’.

Lideri më i diskutueshëm në botë ka lëshuar një dekret të ri për njerëzit e tij se cilët janë veshjet që mund të veshin dhe cilat janë llojet e prerjeve të flokëve që lejohen.

Sipas vendimit disa nga produktet e modës të cilët janë të ndaluara janë buzëkuqi, flokët e lyer dhe xhinset e ngushta.

Në një artikull të botuar mbi këtë temë në gazetën 'Rodong Sinmun' një gazetë e Koresë së Veriut që shërben si gazeta zyrtare e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë shkroi si mëposhtë:

'Historia na mëson një mësim shumë të rëndësishëm që nëse nuk i përmbahemi stilit tonë të jetës, një vend mund të bëhet i pambrojtur pavarësisht nga fuqia e tij ekonomike dhe e mbrojtjes dhe përfundimisht të shembet si një mur i lagësht'.

Gazeta pohoi gjithashtu se Kapitalizmi mashtroi shumë të rinj me modën.

 Artikulli shkruante: "Ne duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me shenjën më të vogël të mënyrës së jetesës kapitaliste dhe të luftojmë për t'i hequr qafe ato."

Ndërsa 15 opsione alternative të prerjes së flokëve u ofrohen burrave dhe grave, ata që shkojnë përtej këtyre opsioneve do të përballen me akuzën e 'sjelljes anti-socialiste'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco