'Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve'

'Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve'

10:13, 15/05/2021
A+ Aa A-

Ashpërsimi i situatës në Lindjen e Afërt ka shkaktuar një valë sulmesh ndaj simboleve dhe institucioneve hebraike në Gjermani. Qëndrimi është i qartë: Kritika ndaj Izraelit nuk justifikon antisemitizmin.

Nga Christoph Strack, DW.

"Mjaft! Mos shikoni mënjanë! Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve që po shkarkohet këtë moment!" Kështu është shprehur Josef Schuster, presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve, që iu përgjigj ftesës së kreut të partisë liberale, FDP, Christian Lindner, të flasë në mënyrë virtuale në kongresin e kësaj partie. Ndryshe nga fjalët përshëndetëse të zakonshme, Schuster drejtoi një apel të fortë emocional.

Gjermania dhe urrejtja ndaj hebrenjve.

Këto ditë kjo histori e gjatë dhe me tmerre vijon. Kur të mërkurën u hodhën nga Rripi i Gazës raketa në periferitë e Tel Avivit dhe më pas kundërpërgjigja e Izraelit në Rripin e Gazës shumë të populluar, në Gjermani u dogjën para disa sinagogave flamujtë izraelitë. Në Gelsenkirchern turma thërriste: "Çifutë muti." Policët ruajtën sinagogën, ndalën demonstruesit, por jo parullat antisemitiste. Hebrenjtë në Gjermani janë të frikësuar.

"Fundamentet e demokracisë"

Edhe nëse dikush e shikon me sy kritik politikën e qeverisë izraelite, ose e refuzon atë plotësisht, kjo nuk justifikon "goditjen e vazhdueshme me raketa ndaj popullsisë civile izralite" dhe as "antisemitizmin e pastër në rrugët gjermane", paralajmëroi Schuster. Ai u bën thirrje liberalëve të "ngrihen kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në demonstratat e mohuesve të Coronës, të ngrihen kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në demonstratat kundër Izraelit.Të ngrihen kundër të gjithë përçarësve, ekstremistëve, radikalëve, që sharrojnë fundamentin e demokracisë sonë."

Të premten ishte planifikuar një fjalë e Schusterit në Ditën Ekumene të Kishës në Frankfurt mbi Main. Nëse nuk do të kishte pasur një shkallëzim të situatës në ditët e fundit, Schuster do të kishte dalë para mediave. Por biseda u regjistrua të mërkurën, dhe nuk u krijua dot një lidhje me pamjet e fundit nga Rripi i Gazës, nga qytetet izraelite si Ashkelon apo Lod, por edhe nga qyteti gjerman, Gelsenkirchen.

24 orë mbrojtje nga policia

Kreu i bashkisë së Frankfurtit, Peter Feldmann, SPD, vetë i besimit hebre, përshëndeti aty Ditën e Kishës nga "qyteti sigurisht më hebraik i Gjermanisë". Por edhe ky qytet nuk është "ishulli i lumturuarve". Edhe në këtë qytet gjendet qëndrime antisemitiste, njerëz "që e relativizojnë Shoah", dhe policët duhet të mbrojnë 24 orë në ditë sinagogën. Ka "antisemitizëm në mesin" e qytetit, por "kemi edhe të kundërtën", tha Feldmann me krenari për multikulturalizmin në qytetin e tij.

Në forumin e Ditës së Kishës, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve, Schuster u shpreh në këtë kuadër edhe për demonstratat e mohuesve të Coronës, ku mes tyre qarkullojnë edhe rryma antisemitiste. "Ka zhvendosje të rrezikshme shoqërore."

Schuster u shpreh për vlerësimin e situatës në Izrael nga Gjermania, dhe tha, se dëshiron "më shumë sensibilitet në vlerësimin e situatës në Izrael". Këtu bën pjesë edhe sensibiliteti dhe vetëpërmbajtja nga qarqet e kishës. "Shumë gjykime jepen shpejt dhe pa njohje konkrete të situatës. Në vend të kësaj ato bazohen në paragjykime."

Në të gjithë Europën situata është "për fat të keq e njëjtë si në Gjermani", u shpreh e ngarkuara e Bashkimit Europian për Antisemitizmin, Katharina von Schnurbein. Në një kohë që antisemitizmi nuk është një problem i hebrenjve, por i antisemitëve, një "problem që ngrihet kundër hebrenjve dhe në fund kundër të gjithë neve."

Të ftuar në sinagogë

Të premten në mbrëmje në komunitetin Chabad në Berlin Vilmersdorf u zhvillua një "meshë solidariteti në kuadër të terrorit të vazhdueshëm të raketave të Hamasit". "Ne qëndrojmë të bashkuar në krah të Izraelit! Ne lutemi për sigurinë dhe paqen në Izrael!", theksoi rabini Yehuda Teichtal, rabin i komunitetit hebraik në Berlin. Ai kishte ftuar në këtë shërbesë fetare ambasadorin izraelit në Berlin, Jeremy Issacharoff, ministren e Drejtësisë, Christine Lambrecht, ministren e Shtetit për Kulturën, Monika Grütters dhe kandidaten e Të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baerbock. Edhe në Gelsenkirchen u zhvillua një protestë e heshtur në sinagogën e Gelsenkrichenit. Në Würzburg të dielën parashikohet një miting i Shoqatës Gjermano-Izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco