Italia gjobit ‘Google’ me shumën e majme

Italia gjobit ‘Google’ me shumën e majme

19:52, 13/05/2021
A+ Aa A-

“Google” është gjobitur me 102 milionë euro nga Mbikqyrësi i Konkurrencës në Itali, për shkelje të konkurrencës përmes sistemit ‘Android’ dhe aplikacioneve në ‘Google Play’.

 

Autoriteti italian i Mbikqyrjes se Konkurrencës deklaroi se ¾ e italianëve përdorin smartphone me sistem operativ ‘Android’ dhe në këtë rast hasën bllokim aksesi në një aplikacion të quajtur ‘JuicePass’, që ofron shërbime për automjetet elektrike.

“Google” nuk lejoi funsjonimin e këtij aplikacioni “Android”, duke favorizuar aplikacionin e vetë të ngjashëm, “Google Maps”.

“Google nuk e ka lejuar aplikacionin JuicePass për dy vjet”, tha Mbikëqyrësi i Konkurrencës në Itali.

Përveç gjobës, ky rregullator i kërkoi “Google” edhe që të lejonte aplikacionin ‘JuicePass’ në platformën ‘Android’. Vetë kompania nuk ka reaguar lidhur me këtë penalizim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco