Lindja e Mesme: Pritet që sot Izraeli të marrë një vendim tjetër

Lindja e Mesme: Pritet që sot Izraeli të marrë një vendim tjetër

14:44, 13/05/2021
A+ Aa A-

Vendimi i izraelitëve për të vazhduar me një operacion tokësor në Rripin e Gazës është çështje orësh, sipas asaj që transmetohet nga media izraelite.

Pas vrasjes të nëntë anëtarëve të lartë të Autoritetit Palestinez Hamas, qeveria e Tel Avivit vazhdon operacionet e saj ushtarake duke bombarduar Gazën .

 Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha " jo " armëpushimit të propozuar nga Hamas natën e kaluar në një " bazë reciproke ".

Pavarësisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar për një armëpushim të menjëhershëm pasi numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore arrijnë 67 - përfshirë 16 fëmijë, Izraeli vazhdon operacionet e tij ushtarake.

"Operacioni ushtarak nuk ka mbaruar ende", tha mbrëmë një anëtar i ministrisë izraelite  në faqen izraelite YNE duek shtuar:

'' Izraeli nuk do të ndalet dhe nuk ka interes të ndalet."

Planet për ndërhyrjen në tokë në Gaza

Ndërkohë, Izraeli po përpunon plane për një ndërhyrje tokësore në Gaza.

 Nëse ata marrin miratimin e Shefit të Shtabit të Ushtrisë Izraelite (IDF), Aviv Kohavi , dokumentet përkatëse do t'i dërgohen Netanyahut dhe kabineti duhet të jap dritën jeshile, sipas Jerusalem Post.

Në të njëjtën kohë, bombardimet në Rripin e Gazës vazhdojnë të rrafshojnë bazat islamike, duke vrarë nëntë komandantë të lartë të Hamasit, duke përfshirë dhe shefin e inteligjencës dhe shefin e raketave.

"Kur të kemi arritur të gjitha qëllimet tona dhe pala tjetër nuk është dorëzuar, ne do të fillojmë një operacion tokësor ", theksoi ministri izraelit në kushte anonimiteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco