Kush është ish-mbretëresha e bukurisë që i është bashkuar rebelëve?!

Kush është ish-mbretëresha e bukurisë që i është bashkuar rebelëve?!

12:57, 13/05/2021
A+ Aa A-

Htar Htet Htet përfaqësoi Myanmar në konkursin e parë të bukurisë Miss Grand International në Tajlandë në 2013, duke garuar kundër 60 pretendentëve në rroba banje dhe veshjeve kombëtare.

Ndërsa sot, ish-Miss Grand International Myanmar i është bashkuar rebeleve, të cilët po luftojnë kundër ushtrisë që mori pushtetin në 1 shkurt duke imponuar një diktaturë të përgjakshme në Myanmar .

Me anë të një foto të publikuar në Facebook duke pozuar si një luftëtare ajo shkruan:

''Ka ardhur koha për të luftuar'' ndërsa në llogarinë e saj në Twitter shkroi një citim të Che Guevarës: ‘’Revolucioni nuk është një mollë që bie kur piqet.’’

Ky postim i saj mori me qindra komente nga ndjekësit dhe miqtë e saj të tilla si : Ne jemi krenar me ty.

 Postimet e Htar Htet Htet u botuan nga diku përgjatë kufirit Burma, ku disa policë etnike kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj ushtrisë që nga grushti i shtetit; ne pergjigje, ushtria nisi sulmet ajrore që zhvendosën mijëra. 

Htar Htet Htet kishte përfaqësuar vendin e saj në një konkurs në Tajlandë në 2013, pastaj filloi karrierën tipike të mbretëreshave të bukurisë: disa reklama, disa pjesë si aktore televizive, dhe pastaj përqafoi pasionin e saj për palestër duke u bërë instruktore. 

Por që nga grushti i shtetit që rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga Aung San Suu Kyi, duke veçuar 'Zonjën' në arrest shtëpie dhe duke e vënë atë në gjyq me akuza farsë, Htar Htet Htet është bërë një aktiviste e plotë.

Profili i saj në Facebook është emblematik i transformimit: tre fotografi të banderolave ??të saj duke buzëqeshur, një imazh serioz i profilit të saj me tre gishta të ngritur, simboli i lëvizjes masive të protestës që është ngritur kundër ushtrisë, pas një fotoje të Suu Kyi me citimin e saj të famshëm 'I vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria nga frika'. 

Gjatë tre muajve të fundit, faqja e ish-miss-it është plot me foto dhe video të abuzimeve të kryera nga ushtria kundër protestuesve pro-demokracisë. 

Htar Htet Htet nuk është mbretëresha e parë e bukurisë që merr një qëndrim kundër grushtit të shtetit. 

Në mars, gjatë konkursit në Tajlandë, Miss Grand Myanmar aktual, Han Lay (22), iu lut bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar vendin e saj. 

Që atëherë, ajo kurrë nuk është kthyer në shtëpi nga frika e hakmarrjes. 

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco