VIDEO/ Kërcen në sallen e parlamentit, lideri i partisë përjashtohet nga seanca

VIDEO/ Kërcen në sallen e parlamentit, lideri i partisë përjashtohet nga seanca

12:47, 13/05/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Parlamentin e Zelandës së Re, ku një nga dy udhëheqësit e partisë  Maori, u përjashtua nga Parlamenti, ndërsa vallëzonte "haka", një valle tradicionale, në mes të një debati të ashpër mbi të drejtat e vendasve. 

Reagimi i udhëheqësit të partisë erdhi pas diskutimesh me javë të tëra, në agjendën shëndetësore, me qeverinë, që vendosi rreth përfitimeve shëndetësore për fisin Maori, i cili ka një nga sistemet shëndetësore më të këqija të vendit.

"Propaganda dhe retorika raciste në lidhje me njerëzit autoktonë janë zhvilluar javët e fundit. Kjo nuk është vetëm fyese për këta njerëz, por gjithashtu cënon dinjitetin e Parlamentit."

Pas fjalimit të tij, kryetari i Parlamentit ia ndërpreu fjalën duke i mbyllur mikrofonin. Më pas lideri i partisë reagoi duke kërcyer një pjesë nga vallja tradicionale e fisit Maori dhe më pas u largua.

"Ky është racizëm dhe po helmon fisin Maori. Nuk do ta mbështesim këtë propagandë", thotë ai për mediat lokale.

Shkurtin e kaluar, Ëaititi është përjashtuar përsëri nga Parlamenti, sepse nuk kishte veshur kravatë. Ai më pas tha se kishte zgjedhur të vishte një gur jeshil në vend të kravatës dhe më pas rregulli i Parlamentit për veshjen e kravatës ndryshoi.

Fisi Maori, të cilët përbëjnë rreth 15% të popullsisë së Zelandës së Re, u privuan nga pjesa më e madhe e tokës së tyre gjatë kolonizimit Britanik të vendit. Mijëra Maori kanë protestuar për të drejtat e tyre civile dhe sociale në vitet e fundit, duke kritikuar qeveritë se kanë dështuar në sigurimin e barazisë sociale dhe ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco