Bëj vaksinën që të fitosh 1 milion USD! - Ohajo bën lotari për të mposhtur hezitimin ndaj vaksinave

Bëj vaksinën që të fitosh 1 milion USD! - Ohajo bën lotari për të mposhtur hezitimin ndaj vaksinave

10:33, 13/05/2021
A+ Aa A-

SHBA - Kjo skemë është një prej stimujve të pazakontë në të gjithë SHBA, me bursa, bono dhe birrë.

Për ata që ende hezitojnë të marrin vaksinën e koronavirusit, guvernatori i Ohajos po pyet: A do ta bënit vaksinën për një milion dollarë? Mike DeWine njoftoi të mërkurën se gjatë pesë javëve të ardhshme, shteti do të tërheqë emrat e pesë personave nga regjistri i banorëve që kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës dhe do t'u japë atyre nga 1 milion dollarë secilit.

Skema e lotarisë do të financohet nga fondet federale të ndihmës koronavirus, tha DeËine gjatë një prononcimi në media.

"Unë e di që disa mund të thonë, 'DeWine, ti je i çmendur!'" Tha guvernatori republikan në Tëitter. "'Kjo ideja jote prej një milion dollarësh është shpenzim parash. Por në të vërtetë, humbja e vërtetë në këtë pikë të pandemisë - kur vaksina është në dispozicion për këdo që e dëshiron - është një jetë e humbur nga Covid-19 "

Përveç llotarive prej 1 milion USD, DeWine njoftoi se për të stimuluar fëmijët e moshës 12-17 për të bërë vaksina, shteti do të tërheqë emrin e një fëmije të vaksinuar për të marrë një bursë të plotë, katër-vjeçare kolegji në një universitet shtetëror - përfshirë tarifat për dhomë e libra.

Kjo duket si mënyra më e mirë për të luftuar skepticizmin e vaksinave, sugjerojnë studimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco