Gaza: Momenti tronditës kur ndërtesa 14-katëshe shembet pas bombardimeve izraelite

Gaza: Momenti tronditës kur ndërtesa 14-katëshe shembet pas bombardimeve izraelite

10:20, 13/05/2021
A+ Aa A-

Izraeli po vazhdon bombardimet e tij në Gaza ndërkohë dhe Hamasi që kontrollon Gazën, përgjigjet me raketa.

Ndërsa sot një video e postuar në llogarinë e Al Jazeeras në Twitter tregon momentin tronditës kur një ndërtesë 14-katëshe në Gaza shembet në momentin që u godit nga një bombë izraelite.

Banorët e ndërtesës ishin larguar pasi ishin paralajmëruar më herët.

Ushtria izraelite po bombardon Gazën pandërprerë, sulmet ajrore vazhdojnë dhe sot.

 Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, 67 njerëz janë vrarë në Gaza , përfshirë 17 fëmijë, dhe 400 janë plagosur .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco