Disa komandantë të lartë të Hamasit vriten në sulmet ajrore izraelite

Disa komandantë të lartë të Hamasit vriten në sulmet ajrore izraelite

08:13, 13/05/2021
A+ Aa A-

Disa komandantë të grupit militant Hamas janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan të mërkurën si Hamasi ashtu edhe Izraeli, ndërsa përplasjet mes të dy palëve përshkallëzohen.

Grupi Hamas tha në një deklaratë se udhëheqësi i operacionit të tij ushtarak në Gaza, Bassem Issa dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë u vranë gjatë sulmeve. Agjencia izraelite e sigurisë së brendshme tha të mërkurën se Bassem Issa dhe komandantë të tjerë të lartë të Hamasit, përfshi shefin e inxhinierisë së grupit dhe kreun e luftës kibernetike dhe ai për zhvillimin e raketave, u vranë. Qeveria izraelite tha se në total gjatë sulmeve u vranë 16 anëtarë të krahut ushtarak të Hamasit.

Vrasjet ndodhën pasi Izraeli nisi një raund të ri sulmesh ajrore në Gaza të mërkurën herët, duke vënë në shënjestër instalimet e policisë dhe të sigurisë. Një ndërtesë shumëkatëshe banimi dhe zyrash u dëmtua rëndë. Askush nuk ishte në ndërtesë në kohën e sulmit. Përleshjet mes palestinezëve dhe Izraelit në Rripin e Gazës dhe Jeruzalem janë përshkallëzuar që nga e hëna.

Sulmet ajrore izraelite, për të cilat forcat ushtarake izraelite thonë se synojnë vendet e nisjes së raketave nga militantët, zyrat e inteligjencës dhe shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit, kanë vrarë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 65 palestinezë, përfshirë 16 fëmijë dhe pesë gra. Të paktën 365 persona janë plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco