Sulm racist ndaj të moshuarit/ Dy të rinj grabisin dhe rrahin në mes të rrugës 80 vjeçarin

Sulm racist ndaj të moshuarit/ Dy të rinj grabisin dhe rrahin në mes të rrugës 80 vjeçarin

20:37, 12/05/2021
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë fiksuar momentin, kur dy të mitur, kanë dhunuar e grabitur një 80-vjeçar me prejardhje aziatike.

Sipas raportimeve të medieve amerikane ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaliforni.

“Është çmenduri të shohësh fëmijët që bëjnë kësi lloj gjërash”, ka thënë një dëshmitar i cili është identifikuar vetëm si Marcos.

Sipas policisë, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i është grabitur nga të miturit një orë.

Policia pretendon se sulmi është kryer për racizëm se sa për një grabitje mirëfilli, e pista e tyre kryesore e hetimit është orientuar drejt kësaj gjëje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco