Shpërtheu në akuza në konferencën me homologun turk, Nikos Dendias kërkon ulje tensionesh

Shpërtheu në akuza në konferencën me homologun turk, Nikos Dendias kërkon ulje tensionesh

18:55, 11/05/2021
A+ Aa A-

Ministri i jashtëm Nikos Dendias. një muaj pas përplasjes në konferencë në Ankara, ka dhënë mesazhe pozitive për marrëdhëniet Greqi-Turqi. Ministri është shprehur se Greqia kërkon të ulë tensionet me Turqinë.

 

Dendias ka vendosur edhe kushte për përpjekjet e uljes së tensioneve, siç janë ndershmëria, shmangia e provokimeve si dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe ligji për detin.

Një muaj më parë Dendias ‘shpërtheu’ në Ankara duke akuzuar në një konferencë Turqinë, teksa në krah kishte homologun turk Mevlüt Çavusoglu.

Reagimi e ashpër i Dendias, nuk kishte arsye, por mediat greke zbuluan se Dendias ishte provokuar si nga homologu i tij ashtu dhe nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco