SHBA/ Të premten, takimi i parë i grupit për integritetin në shkencë

SHBA/ Të premten, takimi i parë i grupit për integritetin në shkencë

18:10, 11/05/2021
A+ Aa A-

Në përpjekje për të lënë pas përvojën e administratës Trump, Shtëpia e Bardhë nën Presidentin Biden ka ndërmarrë një nismë për të çrrënjosur problemet e mëparshme me politizimin e shkencës brenda qeverisë dhe për të forcuar integritetin shkencor për të ardhmen.

 

Të premten për herë të parë do të mblidhet një grup pune me 46 anëtarë që përfaqësojnë më shumë se 20 agjenci qeveritare në aspektin shkencor.

Misioni i grupit shkencor do të jetë të analizojë periudhën që nga viti 2009, për të diktuar nëse ka fush ku ka ndërhyrë fryma partiake në vendimmarrje në vend të fakteve dhe provave shkencore.

 

 “Duam që njerëzit të jenë në gjendje t’u besojnë fjalëve të qeverisë federale, qoftë për parashikimet meteorologjike apo për sigurinë e vaksinave ose çdo gjë tjetër”, zëvendës drejtoresha për klimën dhe mjedisin në Zyrën e Shtëpisë së Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco