Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Ministri gjerman, Roth: ‘Situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë’

Ministri gjerman, Roth: ‘Situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë’

14:10, 11/05/2021
A+ Aa A-

Bruksel - Ministri gjerman për Evropën Michael Roth deklaroi se "situata në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë".

Para fillimit të sesionit të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE, Roth theksoi se "paqja, përparimi, stabiliteti, sundimi i ligjit janë të një rëndësie jetike për të gjithë ne në Bashkimin Evropian".

Dje, ministrat e jashtëm të BE zhvilluan një debat politik mbi Ballkanin Perëndimor dhe thanë se rajoni ka një rëndësi të veçantë gjeopolitike për Bashkimin.

Sekretarja e Shtetit e Portugalisë, presidenca e BE, Ana Paula Zakarias, vuri në dukje se ministrat e BE po shqyrtojnë procesin e zgjerimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me partnerët në Ballkanin Perëndimor.

"BE duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresoj që problemet dypalëshe të mund të zgjidhen në nivelin dypalësh dhe jo në nivelin e Bashkimit," tha ministri gjerman.

"Ekziston një përgjegjësi e veçantë e njëzet e shtatë europianëve dhe BE dhe Gjermania janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e mundur në atë drejtim," përfundoi Roth.

Sot, ministrat e jashtëm të BE po përgatisin një samit të jashtëzakonshëm të Bashkimit në 24 dhe 25 maj. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet luftimit të pandemisë së virusit korona dhe Konferencës së ardhshme për të Ardhmen e BE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco