Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nuk u arrit formimi i qeverisë, presidenti shpërndan parlamentin në Bullgari

Nuk u arrit formimi i qeverisë, presidenti shpërndan parlamentin në Bullgari

13:37, 11/05/2021
A+ Aa A-

Presidenti bullgar Rumen Radev thirri sot zgjedhjet parlamentare të parakohshme.

Ai gjithashtu caktoi sekretarin e tij të sigurisë dhe mbrojtjes, Stefan Janev, si kryeministër i përkohshëm i cili do të drejtojë qeverinë deri atëherë.

Janev ishte nënkryeministri dhe ministri i mbrojtjes në qeverinë e parë kalimtare të Radev, i emëruar në 2017 dhe është një nga aleatët e tij më të ngushtë, raporton Reuters.

Assen Vasilev, ish-ministri i përkohshëm i ekonomisë gjatë vitit 2013, duhet të jetë ministri i financave në qeverinë kalimtare, konfirmuan burimet pranë kësaj çështje për agjencinë.

Detyrat kryesore të kabinetit kalimtar do të jenë menaxhimi i pandemisë së koronavirusit dhe kryerja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pasi në zgjedhjet e kaluara nuk u nuk arrit të sigurohej shumica për formimin e qeverisë.

Pas zgjedhjeve të 4 Prillit, të gjitha përpjekjet për të formuar një qeveri dështuan.

Pas partisë GERB të qendrës së djathtë të ish-kryeministrit Bojko Borisov dhe partisë së re ITN të udhëhequr nga prezantuesi televiziv dhe këngëtari Slavi Trifunov, mandati për formimin e qeverisë u kthye nga socialistët, kështu që zgjedhjet e reja ishin e vetmja rrugëdalje të ngërçit politik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco