Guvernatori i Kalifornisë: Kurseni ujin, thatësira mund të zgjasë

Guvernatori i Kalifornisë: Kurseni ujin, thatësira mund të zgjasë

12:50, 11/05/2021
A+ Aa A-

Guvernatori i shtetit federal amerikan të Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi zgjerimin e situatës emergjente për shkak të thatësirës në 41, nga 58 rrethe në shtet, duke përmendur temperaturën mbi mesataren dhe mungesën e reshjeve në prill dhe maj.

Newsom urdhëroi bordin shtetëror të ujit të shqyrtojë ndryshimet në lidhje me kërkesën për shkarkimin e rezervuarit dhe të marrë masa të tjera mbrojtëse dhe ky vendim i jep shtetit fleksibilitet në masa të tjera rregullatore për të zbutur efektet e thatësirës.

"Ne jemi duke punuar me zyrtarë lokalë dhe partnerë të tjerë për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë dhe mjedisin dhe ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kalifornisë që të ndihmojnë në përmbushjen e kësaj sfide duke shtuar përpjekjet e tyre për të kursyer ujë," tha guvernatori.

Në nëntor, Newsom shpalli një gjendje të jashtëzakonshme rajonale në dy rrethe për shkak të thatësirës.

Në atë kohë, sasia e reshjeve të borës në vend, si një parametër kryesor, ishte rreth 40 përqind nën mesataren, pasi sasia e ujit në Kaliforni kryesisht varet nga shkrirja e borës në pranverë, e cila plotëson rrjedhat e ujit dhe rezervuarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco