Skena lufte me dhjetëra të vdekur: Sulme ajrore në Gaza dhe raketa në Jeruzalem

Skena lufte me dhjetëra të vdekur: Sulme ajrore në Gaza dhe raketa në Jeruzalem

07:54, 11/05/2021
A+ Aa A-

Beteja në Malin e Tempullit u shndërrua në një konfrontim të hapur me Gazën pas ultimatumit Hamasit ndaj Izraelit. 

Në orët pas këtij afati, më shumë se 250 raketa, sipas ushtrisë izraelite,  u larguan nga Gaza për në Jeruzalem .

 "Ishte një përgjigje - pohoi Hamas - ndaj agresionit dhe krimeve kundër Qytetit të Shenjtë dhe kundër popullit tonë në rrethin Sheikh Jarrah dhe në xhaminë al-Aqsa".

Përgjigja e Izraelit ishte e menjëhershme, e cila goditi 130 caqe ushtarake në Gaza, duke vrarë tre policë, sipas zëdhënësit ushtarak. 

Ndërsa ministria e shëndetit e Hamasit në Gaza foli për njëzet njerëz të vrarë në veri të Rripit të Gazës, duke përfshirë 9 fëmijë. 

 Situata në Jeruzalem, e cila tashmë ka qenë e nxehtë për disa ditë, filloi të përshpejtojë nga e hëna në mëngjes kur, sipas policisë, mijëra palestinezë  filluan të hidhnin gurë dhe objekte të tjera në drejtim të agjentëve me uniformë.

 Në përpjekje për të zbutur tensionet, autoritetet izraelite kishin vendosur të parandalonin hyrjen e besimtarëve hebrenj në Esplanade me rastin e Ditës së Jeruzalemit, e cila feston ribashkimin e qytetit pas luftës së 1967.

Pas rreth tre orësh luftime të dhunshme, numri i viktimave është më shumë se 300 protestues palestinezë të plagosur, nga të cilët më shumë se 200 u dërguan në spital. 

Palestina i kërkoi Izraelit të "nxirrte ushtarët nga Xhamia Al Aqsa dhe lagja Sheikh Jarrah". Përplasja në atë pikë dukej e pashmangshme:

Izraeli dërgoi përforcime në Rrip, ndaloi trenat që drejtoheshin në jug, lëvizjet ajrore në veri dhe urdhëroi njerëzit rreth Gazës të qëndronin në shtëpi. 

"Marshi i Flamujve" i cili feston ribashkimin e qytetit u anulua nga nacionalistët Izraelitë dhe në sirenat e para paralajmëruese për ardhjen e raketave, Muri i Lotëve dhe gjithashtu Knesset, ku deputetët ishin në seancë, u evakuuan.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco