Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Franca drejt rihapjes, më 19 maj lejohen restorantet dhe kafenetë, turistët e huaj në qershor

Franca drejt rihapjes, më 19 maj lejohen restorantet dhe kafenetë, turistët e huaj në qershor

20:55, 10/05/2021
A+ Aa A-

Franca po shkon drejt rihapjes për këtë verë. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se më 19 maj do të hapen restorantet dhe baret, por vetëm ambientet e tyre të jashtme.

Nga ana tjetër shifrat janë optimiste në Francë, pasi për herë të parë nga marsi, pacientët në terapi intensive kanë rënë nën 5 mijë.

Ndërkohë një tjetër lajm i mirë për Francën është se turistët e huaj mund të hyjnë në vend nga 9 qershori nëse kanë një certifikatë vaksinimi ose test PCR negativ.

Nga ana tjetër po shqyrtohet edhe shkurtimi i orës policore, nga 7 në 11 të darkës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco