Dhuna në xhaminë al-Aqsa të Jeruzalemit, Hamasi sulmon me raketa Izraelin

Dhuna në xhaminë al-Aqsa të Jeruzalemit, Hamasi sulmon me raketa Izraelin

18:37, 10/05/2021
A+ Aa A-

Grupi i Hamasit ka qëlluar me raketa drejt Izraelit, vetëm pak minuta pasi hyri në fuqi një ultimatum, i cili i kërkonte Izraelit të tërhiqte forcat nga dy vatra tensionesh në qytet.

Televizioni izraelit tregoi dëmtimin e një shtëpie në Mevesaret Zion, në periferi të Jeruzalemit, dritaret e së cilës raportohet se ishin dëmtuar nga raketat.

 

Krahu ushtarak i Hamasit mori përgjegjësinë për lëshimin e raketave në një deklaratë duke thënë se ai goditi Jeruzalemin në përgjigje të "krimeve dhe agresionit të Izraelit në Qytetin e Shenjtë dhe sulmeve të tij ndaj popullit tonë në Sheikh Jarrah dhe Xhaminë Al-Aqsa".

"Ky është një mesazh që armiku duhet ta kuptojë mirë," tha një zëdhënës, raporton The Guardian.

 

Nga përleshjet jashtë xhamisë al-Aqsa të Jeruzalemit, të paktën 305 palestinezë u plagosën dhe 228 u dërguan në spital.

Sipas njoftimit të Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe , disa nga palestinezët ishin në gjendje kritike, ndërkohë që policia tha se 21 oficerë të saj u plagosën.

Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame, ka qenë një vatër kryesore dhune në Jeruzalem gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit. Përplasjet kanë ngjallur shqetësim ndërkombëtar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i vendosur të respektojë ligjin dhe rendin në Jeruzalem duke ruajtur "lirinë e adhurimit dhe tolerancën për të gjithë".

 

Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i Presidentit Palestinez Mahmoud Abbas, akuzoi "forcat izraelite të pushtimit" për ndërmarrjen e një "sulmi të egër" në al-Aqsa, siç e quajti ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco