SHBA përplaset me Kinën për raketën që ra në tokë

SHBA përplaset me Kinën për raketën që ra në tokë

19:03, 09/05/2021
A+ Aa A-

Një vatër e re polemikash midis Uashingtonit dhe Pekinit është hapur pas lëshimit të raketës kineze më 29 prill, e cila doli jashtë kontrollit dhe ra të dielën në mëngjes në Oqeanin Indian.

Prej ditësh, i gjithë globi ishte në ankth për rënien e raketës. Ndërkohë, agjencia hapësinore amerikane fajëson sjelljen e papërgjegjshme të Kinës, duke e cilësuar në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Zëdhënësi i NASA-s dhe ish-senatori Bill Nelson fajësoi Kinën për mungesë transparence.

“Kombet që bëjnë teste hapësinore duhet të minimizojnë rreziqet dhe të maksimizojnë transparencën. Është e qartë se Kina nuk mund të sigurojë informacion të besueshëm mbi rrënojat e raketës”, theksoi ai.

Nelson gjithashtu tha se ishte e nevojshme që Kina dhe të gjitha kombet që punojnë në hapësirë ??të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë në mënyrë që testet e ardhshme hapësinore të mund të kryhen në mënyrë të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco