Përleshje në Jerusalem/ Dhjetëra persona të lënduar

Përleshje në Jerusalem/ Dhjetëra persona të lënduar

17:35, 09/05/2021
A+ Aa A-

Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aqsa, që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame, dhe për dëbimin potencial të palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, ku janë planifikuar që të ndërtohen vendbanime hebreje.

Dhjetëra palestinezë janë lënduar në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin e Izraelit.

Rreth 100 palestinezë janë lënduar gjatë përleshjeve që ndodhën gjatë natës dhe shumica prej tyre kanë pësuar lëndime nga plumbat e gomës dhe granatat tymuese që kanë hedhur forcat e sigurisë. Policia izraelite tha se 17 oficerë po ashtu janë lënduar.

Më 9 maj, Papa Françesku bëri thirrje për dhënien fund të dhunës në Jerusalem, teksa shumë shtete arabe lanë dënuar veprimet e forcave të Izraelit, shkruan Rel.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha më 9 maj se Izraeli “nuk do të lejojë asnjë ekstremistë që ta destabilizojë qetësinë në Jerusalem”.

Përleshjet në Jerusalem vijnë kur më 9 maj, hebrenjtë nisin shënimin e Ditës së Jerusalemit, ditë kjo kur festohet aneksimi i Jerusalemit Lindor dhe shumë nacionalistë fetarë mbajnë parada dhe ngjarje të tjera.

Përleshjet nisën mbrëmjen e 7 majit. Mbi 220 persona, shumica palestinezë, u lënduan, pasi policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa pasi thanë se palestinezët kishin hedhur në drejtim të tyre gurë dhe fishekzjarrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco