Dita e Evropës/ Udhëheqësit e BE-së vizitë në Strasburg

Dita e Evropës/ Udhëheqësit e BE-së vizitë në Strasburg

16:34, 09/05/2021
A+ Aa A-

Ditën e dielë u zhvillua Konferenca për të Ardhmen e Evropës, e cila synon promovimin e punës së institucioneve për qytetarët në të gjithë bllokun.

Në këtë konferencë mbërritën edhe udhëheqësit evropianë.

Kryeministri portugez, Antonio Costa, u bashkua për bisedime, me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin aktual të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Dita e dielë, shënon themelimin e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu përkon me Ditën e Evropës.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë personalitete të ndryshme, si Ursula von der Leyen, e cila do të mbajë një fjalim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco