Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mbetje të neandertalëve zbulohen në një shpellë në Itali

Mbetje të neandertalëve zbulohen në një shpellë në Itali

14:29, 09/05/2021
A+ Aa A-

Arkeologët në Itali kanë zbuluar mbetjet e nëntë neandertalëve në një shpellë parahistorike në juglindje të Romës. Dyshohet se ata kishin qenë gjah i hienave, raporton BBC.

Eshtrat e fosilizuar, që përfshijnë copa të kafkës dhe po ashtu të nofullës së thyer, janë gjetur në shpellën Guattari në qytetin bregdetar San Felice Circeo.

Neandertalët besohet se janë zhdukur rreth 40 mijë vjet më parë.

Mirëpo, disa gjurmë të vogla të ADN-së së tyre mbesin te njeriu modern.

Mbetjet e tetë neandertalëve dyshohet se datojnë mes 50 mijë dhe 68 mijë vjet më parë, ndërsa të njërit mendohet se janë 90 mijë deri 100 mijë vjet më parë, është njoftuar nga Ministria e Kulturës e Italisë.

Arkeologët që zbuluan mbetjet në shpellën Guattari, rreth 90 kilometra në juglindje të Romës, thonë se bëhet fjalë për eshtrat e shtatë meshkujve të rritur, një femër dhe një djalë i ri.

Mario Rolfo, profesor i arkeologjisë në Universitetin Tor Vergata, thotë se shumica e neandertalëve ishin vrarë nga hienat dhe ishin tërhequr në shpella.

“Neandertalët ishin gjah për këto kafshë. Hienat i sulmonin, veçanërisht më të brishtët, si të sëmurët apo të moshuarit”, raporton Rolfo për “The Guardian”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco