Zgjedhjet në Londër, Sadiq Khan rikonfirmohet kryetar bashkie

Zgjedhjet në Londër, Sadiq Khan rikonfirmohet kryetar bashkie

12:59, 09/05/2021
A+ Aa A-

Mediat britanike konfirmojnë se Sadiq Khan ka fituar një mandate tjetër në krye të bashkisë së Londrës pas zgjedhjeve të zhvilluara një ditë më parë.

Sipas të dhënave paraprake, kryebashkiaku laburistë ka mundur të marrë rreth 52% të preferencave të banorëve të kryeqytetit britanik.

Khan ka marrë rreth 1.2 milionë vota ndërsa kundërshtari i tij konservator, Shaun Bailey vetëm 977 mijë.

Sadik Khan është me origjinë nga Pakistani. Ai ka lindur më 8 tetor të vitit 1970 dhe është rritur në Tooting, në jug të Londrës dhe është fëmija i 5-të i 8 fëmijëve të një çifti pakistanez.

Djali i një shoferi autobusi, nëna rrobaqepëse, Khan ka patur fëmijëri modeste, me prindër që kanë sakrifikuar gjithçka për të blerë një shtëpi dhe për të arsimuar fëmijët.

Ka studiuar në shkolla shtetërore dhe ka përfunduar Universitetin për drejtësi në veri të Londrës.

51-vjeçari është një ish-avokat i të drejtave të njeriut dhe gjithashtu ka shërbyer si Ministër i Transportit në Qeverinë e Gordon Broën, duke u bërë Ministri i parë mysliman në kabinetin qeveritar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco