Ulet numri i infektimeve në Itali/ Konfirmohen 224 viktima nga Covid në 24 orë

Ulet numri i infektimeve në Itali/ Konfirmohen 224 viktima nga Covid në 24 orë

18:27, 08/05/2021
A+ Aa A-

Në Itali janë shënuar 10176 raste të reja me COVID-19 nga 338436 testime dhe 224 viktima në 24 orët e fundit.

Krahasuar me të premten numri i infektimeve ka pësuar një ulje, pasi dje ishin 10554 raste, por kishte 24 orët e kaluara kishte më pak testime, 328612, ndërsa sot më shumë tamponë.

Shkalla e pozitivitetit  u ul 3%, nga 3.2% një ditë më parë. Por numri i viktimave sot u rrit krahasuar me dje, pasi të premten ishin 207, ndërsa sot 224 fatalitete. 17394 qytetarë u raportuan të shëruar.

Autoritetet italiane raportojnë se sot janë injektuar 506877 doza të vaksinave kundër Covid. Popullsia e vaksinuar u rrit kështu në 11.42%, me 26.82% që kanë marrë të paktën një dozë.

Javën e fundit, janë injektuar mesatarisht 457000 doza në ditë dhe me këtë ritëm, po sipas autoriteteve italiane imuniteti i tufës, 70% e popullsisë me të paktën një dozë do të arrihet më 30 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco