200 euro shpërblim për personat që vendosin të pushojnë në ishullin përrallor të Mesdheut

200 euro shpërblim për personat që vendosin të pushojnë në ishullin përrallor të Mesdheut

10:11, 08/05/2021
A+ Aa A-

Është një nga vendet më të vogla në Bashkimin Evropian dhe për shkak të pandemisë, turizmi është ndalur ndjeshëm.

Dhe është fjala për ishullin përrallor të Mesdheut, Maltën e cila ka nisur një program ambicioz stimulues për të tërhequr turistët në vend, pasi turizmi është sektori jetik për ekonominë malteze.

Autoriteti i Turizmit në Maltë do të paguajë pushuesit në bazë të hoteltit që do zgjedhin për të pushuar.

Vizitorët që qëndrojnë në hotele me pesë yje në të gjithë Maltën do të marrin si shpërblin 119 euro, ndërsa mysafirët që do të qëndrojnë në hotel me katër yje 75 euro dhe vizitorët në hotelet me tre yje 50 euro.

Ministri i Turizmit Clayton Bartolo shtoi se këto shuma do të përputhen nga hotelet dhe do të dyfishohen në të gjitha nivelet në mënyrë që vizitorët të mund të fitojnë deri në 200 € (afërsisht 238 dollarë) për një qëndrim prej tre ditësh në një hotel me pesë yje. 

Dhe ata që udhëtojnë në ishullin më të vogël të Maltës, Gozo, do të marrin gjithashtu një stimul shtesë prej 10%.

Sipas deklaratës, për programin stimulues janë vënë në dispozicion 3,500,000 € (rreth 4.1 milion $) dhe shpreson të tërheqë më shumë se 35,000 vizitorë. 

Në Maltë,ku masat anti-covid kanë qenë të rrepta që nga fillimi i pandemisë, kanë filluar të qetësohen kohët e fundit dhe në javët në vijim do të ketë një hapje e plotë në javët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco