Greqia hap plazhet, pa nisur ende sezoni turistik

Greqia hap plazhet, pa nisur ende sezoni turistik

09:43, 08/05/2021
A+ Aa A-

Duke nisur që nga kjo e shtunë, Greqia do të lejojë hapjen e plazheve për herë të parë për këtë vit teksa ende nuk është zyrtarizuar nisja e sezonit turistik veror 2021.

Agjencia e lajme Reuters njofton se edhe muzetë në Greqi do të rihapen për vizitorët javën e ardhshme, një ditë para fillimit zyrtar të sezonit të turizmit në 15 maj.

Atraksione me famë botërore si si muzeu i Akropolit të Athinës, janë mbyllur që nga mesi i nëntorit, kur u vendos një bllokim i dytë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria filloi të lehtësonte kufizimet në fund të muajit të kaluar, pas një rënieje të numrave të rasteve me COVID-19.

Greqia gjithashtu lejoi së fundmi edhe rihapjen e bareve dhe restoranteve në fillim të kësaj jave.

Të premten autoritetet raportuan 2,691 infektime të reja dhe 63 vdekje. Në total Greqia ka shënuar 358,116 raste COVID-19 dhe 10,910 vdekje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco