‘Plani i çmendur’ i Erdoganit: Sa do të kushtojë Kanali i Stambollit / Kur do të fillojnë punimet?

‘Plani i çmendur’ i Erdoganit: Sa do të kushtojë Kanali i Stambollit / Kur do të fillojnë punimet?

09:03, 08/05/2021
A+ Aa A-

Projekti i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndërtuar Kanalin e Stambollit do të kushtojë rreth 15 miliard dollarë, sipas ministrit të transportit dhe infrastrukturës të vendit.

"Puna në ndërtimin e urës së parë do të fillojnë në fund të qershorit ,"  tha të premten Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu.

''Gjashtë urat mbi kanalin do të kushtojnë 1.4 miliard dollarë'' , tha ministri.

Kanali i Stambollit i gjatë 45 kilometra , i cili do të lidhë Detin e Zi me Detin e Marmaras, është përshkruar nga vetë Erdogan si një "projekt i çmendur" kur ai përmendi për herë të parë idenë më parë, në 2011.

Rruga ujore pritet për të krijuar një qytet me një popullsi prej gjysmë milioni.

Plani ngre pasiguri në lidhje me të ardhmen e Traktatit të Montreux më 1936 , i cili vendosi regjimin ndërkombëtar për ngushticat turke - Bosforin dhe Dardanelet.

Montreux garanton paqen, kalimin e lirë të anijeve civile dhe anijeve detare që i përkasin gjashtë shteteve të Detit të Zi, ndërsa kufizon rrjedhën e anijeve nga vendet e tjera.

Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të tërhiqet nga traktati , por "e sheh" Kanalin e Stambollit si një alternativë, pasi projekti do të forcojë kontrollin e qeverisë për transportin dhe në Detin e Zi.

Partitë e opozitës kanë deklaruar se ata nuk do të lejojnë që anijet tregtare të marrin rrugën alternative dhe se ndërtimi i projektit do të jetë një barrë për taksapaguesit dhe do të sjellë një goditje të rëndë për mjedisin .

Kanali do të "asgjësojë" burimet ujore për rreth 16 milion banorë të Stambollit , ai do të shkatërrojë në mënyrë të pariparueshme ekosistemin e zonës, duke e bërë atë të pabanueshme, sipas kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglou. 

Karaismailoglou tha se qeveria do të ndërtojë dy diga të reja për të kompensuar humbjen e ujit për shkak të projektit.

Gjatë mandatit 18-vjeçar të Erdogan, Turqia ka derdhur dhjetëra miliarda dollarë në projekte të mëdha të infrastrukturës , duke përfshirë aeroportin e ri të Stambollit, një urë të re të Bosforit dhe spitalet e mëdha të qytetit.

 

 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco