New Yorku, më 19 maj do të hap plotësisht stadiumet

New Yorku, më 19 maj do të hap plotësisht stadiumet

08:55, 06/05/2021
A+ Aa A-

Ditën e parë ksajë jave, Guvernatori Andrew Cuomo, e nisi me një conference shtypi paradite, ku njoftoi se shumica e kufizimeve të kapacitetit për bizneset, restorantet dhe vendet kulturore do të hiqen deri në 19 maj.

Ndërsa, tha ai stadiumet dhe arenat e sportit Madison Square Garden, Barclays si dhe Citi Field dhe Yankees Stadium, që ishin me tifoz, me një kapacitet shumë më konservator 33%, duke filluar nga 19 maj, dy pallatet e sportit dhe të dy stadiumet e bejsbollit do të jenë të rrisin kapacitetin deri në 100% , por me një kusht, duke ndarë vendet e tyre midis tifozëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Stadiumeve do t'u lejohet kapaciteti 100% për tifozët plotësisht të vaksinuar në seksione të caktuara, ndërsa gjithashtu do të mbajnë një pjesë të stadiumeve të tyre të rezervuara për tifozë të pavaksinuar me kapacitet 33% - këta tifozë janë ende subjekt i udhëzimit të distancës sociale gjashtë këmbësh CDC.

Po ashtu guvernatori sqaroi se maskat do të kërkohen akoma në stadiume në të dy sektorët të vaksinuarit dhe të pa-vaksinuarit. Ndërkohë, që fëmijët nën 16 vjeç, të cilët nuk janë të pranueshëm për të bërë vaksina aktualisht, do të lejohen të shoqëruar me anëtarët e rritur të familjeve të tyre, vetem në seksionet e të vaksinuarve.

Përveç kësaj, për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen, pra tifozët e pavaksinuar, Guvernat0ri i New Yorkut, Andrew Cuomo, u jep shancin që ata të marrin një vaksinë Johnson & Johnson, në të dy stadiumet para një loje: "Ju gjithsesi do të shkoni në lojë, është në rrugën tuaj, ndaloni dhe merrni një vaksinë , "tha ai.

Dhe, “Qershia mbi Tortë”, është nëse e bëni atje(para hyrjes në stadium), ku do të merrni edhe një biletë falas për në një lojë të ardhshme, të skuadrave të zemrës suaj, Mets ose Yankees.

"Në thelb, ju vini në lojë, merrni një vaksinë, merrni një kupon, shkoni në atë lojë, nëse ajo lojë është shitur, ju mund të shkoni natën tjetër ose të shkoni në një lojë të zgjedhur nga ju," tha Levine, Presidenti i Stadiumit Mets.

"Ne jemi të gjithë të përfshirë në këtë , “politik” vaksinimi, ne jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, ideje të Guvernatorit, për të vaksinuar edhe skeptikët, sepse kështu që kemi gjithnjë e më shumë tifozë në stadiue e pallatete e sportit, sepse lojtarët tanë ju duan ju, ne e duam atë, dhe kjo u jep njujorkezëve një shans për t’u kthyer në normalitet ”, tha Levine

I pyetur në lidhje me ligjshmërinë e të pasurit seksione të veçanta për njerëzit e vaksinuar, dhe ata të pa vaksinuar ( bëhet fjal për dsikriminim) Cuomo, e argumentoi duke thënë : “ se kjo politikë e re nuk përbën veçim(diskriminim social) dhe e krahasoi atë me kërkesa dhe rregulla të ngjashme të kapacitetit të restoranteve dhe bareve.

Cuomo, po ashtu siguroi që njerëzit e pavaksinuar nuk do të ndëshkohen me vende të këqija: "Nuk është sikur të merrni ulsen nga vendet e pa rendesishme ne stadium, sepse jeni të pavaksinuar dhe njerëzit e vaksinuar të marrin vendet më të mira", tha ai. "Jo! Jo! nuk funksionon në atë mënyrë".

Qyteti i Nju Jorkut do të rihapet plotësisht duke filluar nga 1 korriku, njoftoi kryetari i bashkisë Bill de Blasio.

Qyteti që nga e Mërkura, (5 Maj 2021) kishte administruar më shumë se 6 milion doza të vaksinave Covid, me afërsisht 36% të popullsisë së rritur të qytetit është e vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të qytetit, njoftoi kryebashkiaku.

"Ne jemi gati që dyqanet të hapen, bizneset të hapen, zyrat, teatrot, forca e plotë", tha kryetari i bashkisë.

Qyteti i Nju Jorkut do të rihapet plotësisht duke filluar nga 1 korriku, tha të enjten kryetari i bashkisë Bill de Blasio.

Kjo është hera e parë që qyteti do të rihapet plotësisht në më shumë se një vit. Mbyllja e parë filloi në Mars 2020 kur qyteti u bë epiqendra e SHBA në ditët e para të pandemisë Covid-19.

Sidoqoftë, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se ai do të donte të shihte qytetin të rihapej para datës së caktuar nga de Blasio. "Nuk dua të pres kaq gjatë. Unë mendoj se nëse bëjmë atë që duhet të bëjmë mund të rihapemi më herët, ”tha Cuomo, sipas NBC New York.

Qyteti i Nju Jorkut ka regjistruar 923,953 raste koronavirus dhe 32,461 vdekje të lidhura me virusin që nga Mars 2020, deri në Prill 2021 .

Gjithashtu të Mërkurën, më shumë se 6 milion doza të vaksinave Covid janë administruar në qytet dhe rreth 36% e popullsisë së saj të rritur është plotësisht e vaksinuar, sipas të dhënave të qytetit. Më shumë se gjysma e popullsisë së rritur të qytetit ka marrë të paktën një dozë.

"Ajo që po shohim është se njerëzit janë vaksinuar në një numër të jashtëzakonshëm," tha de Blasio. “Kjo do të jetë vera e New York City. Unë mendoj se njerëzit do të dynden në New York City sepse ata duan të jetojnë përsëri. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco