OBT: Prodhuesit e vaksinave COVID të punojnë me shtetet më të varfra, t'ua japin teknologjinë

OBT: Prodhuesit e vaksinave COVID të punojnë me shtetet më të varfra, t'ua japin teknologjinë

08:09, 06/05/2021
A+ Aa A-

Firmat farmaceutike që prodhojnë vaksinën Covid-19 duhet të bëjnë mjaft për të gjithë në botë ose vullnetarisht t'ia dorëzojnë teknologjinë e tyre vendeve në zhvillim, tha shefja e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Dr. Ngozi Okonjo-Iweala tha se nuk ishte "e pranueshme" t’i lije vendet e varfëra në "fundin e radhës" për vaksinat.

Ajo vuri në dukje marrëveshjen e AstraZeneca për transferimin e dijeve të saj tek një prodhues masiv i vaksinave në Indi.

Një "licensim vullnetar ... i tillë mund të shpëtojë shumë më tepër njerëz," tha ajo.

"Ka disa kapacitete në vendet në zhvillim të papërdorura tani. Le të kemi të njëjtin lloj rregullimi që AstraZeneca ka me Institutin e Serumit të Indisë," i tha ajo, BBC-së.

"Novovax, J & J dhe të gjithë të tjerët duhet të ndjekin shembullin," tha ajo, duke iu referuar prodhuesve të tjerë të vaksinave.

Dr Okonjo-Iweala, i  cila u bë drejtore e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë në fillim të këtij muaji, pranoi që anëtarët ishin të ndarë në çështjen e zbutjes së rregullave të OBT-së mbi pronësinë intelektuale në mënyrë që më shumë prodhues të barnave të mund të bëjnë vaksina.

Çështja është shtyrë nga India, Afrika e Jugut dhe dhjetëra vende më të varfra që duan t’i kopjojnë lirisht vaksinat.

Vendet më të pasura i kanë rezistuar një lëvizjeje të tillë edhe pse administrata e Biden në SHBA ka sinjalizuar se po shqyrton planet.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa këtë javë përshkroi grumbullimin e vaksinave dhe refuzimin për të ndarë lirshëm projektet për prodhimin e vaksinave si "aparteid vaksinash".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco