Ngjarje e rëndë në Francë: Burri vret dhe djeg 31 vjeçaren në mes të rrugës

Ngjarje e rëndë në Francë: Burri vret dhe djeg 31 vjeçaren në mes të rrugës

19:06, 05/05/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një nënë 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Merignac, pranë aeroportit Bordeaux në Francën jugperëndimore, ku një grua 31 vjeçare nënë e tre fëmijëve është ndjekur dhe është plagosur nga burri i saj në mes të rrugës.

Ndërkohë më pas ish bashkëshorti e ka lagur me benzinë dhe i ka vënë flakën nënës së fëmijëve të tij.

31-vjeçarja dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre të moshës tre, shtatë dhe 11 vjeç jetonin me nënën e tyre.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm gjysmë ore pas ngjarjes së rëndë, ku i është sekuestruar një rrip i mbushur me municione luftarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco