Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Blinken mbërrin në Londër, pikat kryesore të bisedimeve

Blinken mbërrin në Londër, pikat kryesore të bisedimeve

17:58, 05/05/2021
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken mbërriti në Londër për të marrë pjesë për herë të parë në Samitin e G7, të ministrave të jashtëm.

Çështjet kryesore të bisedimeve do të jenë raportet me Kinën, Risinë dhe zhvillimet në Iran dhe Afganistan.

Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili mirëpret këtë samit shprehet se nevoja për bashkëpunim global nuk ka qenë asnjëherë më e domosdoshme se sot.

 

“Unë mendoj se ne jemi të shqetësuar për kërcënimin në momentin kur Rusia shfaqet në kufi me Urkainën. Gjithashtu, përdorimi më i gjerë, dua të them, sulmi me Novichok ndaj Alexei Navalny është një slum me armë kimike. Unë mendoj se këto duhet të jenë arsye për shqetësim, është një çështje e armëve kimike, jo vetëm një çështje e të drejtave të njeriut. Unë mendoj se përdorimi kibernetik, veçanërisht nga Rusia, por edhe nga Kina, Irani dhe vendet e tjera, është një pikë të cilën po shohim së bashku me aleatët tanë”, u shpreh Dominic Raab.

 

Takimi në Londër, do të përgatisë terrenin për një samit të G7, në Anglinë jugperëndimore muajin e ardhshëm, i cili do të shënojë vizitën inauguruese të Joe Biden në Evropë si president i SHBA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco