Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Papa diskuton për 30 minuta me  Ministrin e Jashtëm të Irakut, Fuad Hussein

Papa diskuton për 30 minuta me Ministrin e Jashtëm të Irakut, Fuad Hussein

13:45, 04/05/2021
A+ Aa A-

Zgjati gjysmë ore, audienca e Papës, më 3 maj 2021 paradite në Pallatin Apostolik në Vatikan, me Ministrin e Jashtëm t? Irakut Fuad Hussein, pjesa më e madhe e së cilës iu kushtua vizitës historike t? Pap?s n? Irak, në fillim të marsit nga 5 deri më 7, si dhe pritjes s? hareshme që Ati i Shenjt? pati nga popullsia irakiane, njofton Vatican News.

Njoftimin e dha drejtori i zyr?s s? shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, duke shpjeguar se biseda "zgjati rreth 30 minuta". "Ati i Shenjtë – thuhet n? njoftim – pati rastin p?r të kujtuar me mirënjohje pritjen e p?rzem?rt q? pati  gjatë udhëtimit të tij të fundit apostolik n? Irak", të cilin vetë Papa e përcaktoi si një "shenjë shprese pas viteve të luftës e terrorizmit dhe gjatë një pandemie të vështirë" (audienca e Përgjithshme , 10 mars 2021).

Përmes ministrit t? jasht?m, Papa Françesku "i drejtoi një përshëndetje të p?rzem?rt Irakut, të gjithë pjesëtarëve të tij, duke uruar q? secili t? mund të rritet në solidaritet dhe në aftësinë për ta njohur veten si përgjegjës për brishtësinë e tjetrit".

Huseini, me origjinë kurde, mysliman shiit, ?sht? Ministër i Punëve të Jashtme të Irakut që nga 6 qershori 2020. Ai e priti Pap?n n? çastin e mbërritjes së Atit t? Shenjt? në kryeqytetin Bagdad në udhëtimin e tij apostolik në fillim të marsit t? kaluar. Dhe në ditët q? paraprinin shtegtimin e Pap?s pati deklaruar në disa intervista se irakianët e prisnin me padurim "mesazhin e paqes dhe t? tolerancës" që Papa Françesku do të sillte në vend dhe e përcaktojë vizitën papnore si një takim historik nd?rmjet "minares dhe kumbonares".

Gjat? qëndrimit  tij në Romë, ministri i jasht?m irakian, përveç vizitës te Papa, do të zhvillojë edhe disa takime të rëndësishme me anëtarët e qeverisë italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco