Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Po kjo?! Qyteti japonez i ndërton statujë gjigande kallamarit, me fondet për Covid

Po kjo?! Qyteti japonez i ndërton statujë gjigande kallamarit, me fondet për Covid

13:28, 04/05/2021
A+ Aa A-

Një qytet bregdetar në Japoni ka ngjallur habi pasi ka përdorur financimin nga një ndihmë emergjente për Covid-19, për të ndërtuar një statujë gjigande të kallamarit.

Krijesa e detit me gjatësi 13 metra shtrihet në portin e Noto, ku kallamarët fluturues janë hijeshia, dobësia e këtij qyteti.

Raportohet se janë përdorur 25 milionë jen ose 228,500 dollarë të fondeve emergjente për të ndërtuar statujën.

Zyrtarët e Noto i kanë thënë medias lokale se është pjesë e një plani afatgjatë për të joshur turistët pas pandemisë.

Japonia po lufton me një rritje tjetër të rasteve të koronavirusit dhe Tokio aktualisht është nën një gjendje të jashtëzakonshme - e treta për vendin që nga fillimi i pandemisë.

Qyteti peshkatar Noto - i cili ndodhet në prefekturën Ishikaëa në bregdetin qendror-perëndimor të Japonisë - ka pasur një numër shumë të ulët të rasteve, por është ndikuar nga rënia e konsiderueshme e turistëve.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco