Tentoi të hynte në selinë e CIA-s me një makinë, agjentët neutralizojnë autorin

Tentoi të hynte në selinë e CIA-s me një makinë, agjentët neutralizojnë autorin

10:21, 04/05/2021
A+ Aa A-

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA (FBI) hapën zjarr mbi një burrë para selisë së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Langley, Virginia, të hënën në mbrëmje.

Autoritetet pretendojnë se burri u përpoq të hynte në objekt me një automjet rreth orës 6 pasdite me kohën lokale, por nuk arriti të kalonte hyrjen kryesore, e cila ndodhet larg ndërtesës së agjencisë.

Agjentët u përpoqën të negocionin me burrin për orë të tëra dhe më në fund vendosën të hiqnin makinën e tij. Shoferi dyshohet se ka dalë nga makina me një armë dhe më pas është qëlluar nga agjentët. Gjendja e tij shëndetësore aktualisht nuk dihet.

"FBI merr seriozisht të gjitha incidentet e të shtënave që përfshijnë agjentët tanë ose anëtarët e task forcës. Procesi i auditimit është i plotë dhe objektiv dhe kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur në rrethanat e dhëna ", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Masat e sigurisë në ndërtesat qeveritare përreth Uashingtonit janë shtrënguar jashtëzakonisht shumë këtë vit që nga trazirat në Kapitolin Amerikan në janar. Në prill, një oficer i Kapitolit u vra dhe një tjetër u plagos kur një burrë u përpoq të godiste makinën e tij në pengesën përreth ndërtesës së Kongresit dhe selinë e degës legjislative të qeverisë federale Amerikane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco