Divorci 130 miliardë USD/ Pse po ndahen Bill dhe Melinda Gates

Divorci 130 miliardë USD/ Pse po ndahen Bill dhe Melinda Gates

10:06, 04/05/2021
A+ Aa A-

Bill dhe Melinda Gates, një prej çifteve më të pasur në botë, me një pasuri prej të paktën 130 miliardë dollarë, do të divorcohen. Lajmi i bujshëm po dominon diskutimin në median ndërkombëtare. Çifti ka fondacionin më të madh të bamirësisë në botë, ku Bill Gates ka kontribuar me të paktën 50 miliardë dollarë.

Ata kanë tre fëmijë, Jennifer, Rory dhe Phoebe, përkatësisht 25, 21 dhe 18 vjeç. 64-vjeçari dhe 56-vjeçarja u njohën në vitin 1987, pikërisht në vitin kur Bill Gates u bë miliarderi më i ri në botë në moshën 31-vjeçare.

Edhe pse lajmi u bë i ditur të hënën, procedurat e divorcit duket se kanë nisur prej kohësh.

Portali amerikan TMZ ka publikuar dokumentet e divorcit. Aty thuhet se martesa është thyer në mënyrë të pakthyeshme. Melinda Gates kërkon divorcin dhe pranon ndarjen.

Të dy jetojnë prej kohësh të ndarë. Melinda i ka nënshkruar dokumentet nga Uashingtoni, kurse Bill nga Kalifornia, ku ai jeton në pronën me vlerë 12.5 milionë dollarë. Edhe pse duhet të ndajnë një pasuri gjigante prej 130 miliardë dollarësh, çifti nuk kishte një marrëveshje paramartesore, por vetëm një marrëveshje ndarjeje. Kjo do të thotë se pasuritë do të ndahen pas divorcit.

Gjyqi për divorcin do mbahet në prill të vitit tjetër, por ekziston mundësia që çifti të arrijë një marrëveshje jashtë gjykatës.

Ende nuk dihen shkaqet e divorcit, pasi çifti ka kërkuar privaci gjatë kësaj kohe. Por Melinda është ankuar në të shkuarën se Bill është një tip i vështirë. Një vit pasi ishin njohur, Bill Gates shkroi në një tabelë të zezë një listë me argumentet pro dhe kundër martesës.

Ndërkohë vajza e madhe e çiftit ka thënë se familja po kalon një kohë të vështirë, ndaj ka kërkuar më shumë respekt nga mediat dhe opinioni publik. Çifti ka bërë me dije se do të vazhdojë punën e përbashkët në fondacionin bamirës.

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco