Komisioni Europian i vendos vulën: Ballkani perëndimor nuk ka nevojë për ndryshim kufinjsh

Komisioni Europian i vendos vulën: Ballkani perëndimor nuk ka nevojë për ndryshim kufinjsh

16:50, 26/04/2021
A+ Aa A-

Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer, ka thënë të hënën në një konferencë se qëndrimi i Bashkimit Evropian rreth ideve për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është i qartë dhe se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim kufijsh.

Ai i ka bërë këto deklarata kur është pyetur se cili është qëndrimi i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen rreth ideve për ndryshim të kufijve, qoftë përmes dyshimeve se për këtë ka pasur një “non paper” slloven, apo ideve të tilla që qarkullojnë nëpër qarqe të ndryshme.

“Përveç letrës që përmendet, e së cilës i referohen shumë e në nuk e kemi parë, nuk jemi në dijeni për ide të tjera për këtë dhe e dini shumë mire pozicionin e qartë të BE-së që e kemi përsëritur shumë herë. Ne nuk jemi në asnjë mënyrë në favor të çfarëdo ndryshimi të kufinjve. Duhet ta lëmë këtë çështje të mbyllur një herë e përgjithmonë. Pa marrë parasysh se a kanë ardhur letra, a do të vijnë letrat apo jo, qëndrimi ynë është shumë i qartë në këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer.

Mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufinjve të vendeve në rajonin e Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Por, në BE kanë thënë disa herë se “nuk e kanë parë një letër të tillë”. Disa shtete të BE-së, e më së shumti Gjermania, janë shprehur kundër ideve të tilla duke i quajtur si të rrezikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco