Pamje tronditëse nga djegia e trupave/ Çfarë është varianti indian?

Pamje tronditëse nga djegia e trupave/ Çfarë është varianti indian?

10:10, 23/04/2021
A+ Aa A-

India po përballet me një valë të dytë apokaliptike nga koronavirusi i ri. Vendi regjistroi 332 mijë raste me Covid-19 në një ditë dhe 2263 viktima, një rekord. Ndërkohë në një spital ku po trajtoheshin personat e prekur nga virusi shpërtheu një zjarr, duke vrarë të paktën 13 pacientë.

Vala e virusit ka mbingarkuar spitalet dhe pamjet që vijnë nga India janë tronditëse. Mediat kanë publikuar momentet kur trupat digjen jashtë në hapësirë, pasi krematoriumet janë të tejmbushur.

Shkak për këtë situatë është bërë mutacioni i njohur si varianti indian i koronavirusit. Siç dihet, viruset pësojnë mutacion vazhdimisht. Në disa raste virusi bëhet më i rrezikshëm, në rastet e tjera më i butë. Varianti aktual indian njihet si B.1.617 dhe është zbuluar për herë të parë në tetor.

Akoma nuk dihet me saktësi sa është përhapur, pasi sistemi i testimit në Indi nuk është shumë i përhapur. Sipas BBC, deri më tani varianti indian është pikasur të paktën në 21 vende të tjera.

Por a është më i rrezikshëm apo më infektues? Shkencëtarët nuk e dinë akoma, por thonë se virusi mutant është i ngjashëm me variantet që janë pikasur në Brazil dhe Afrikën e Jugut. Ky mutacion e ndihmon virusin që të shmangë antitrupat në sistemin imunitar, duke e bërë vaksinën joefektive. Shkencëtarët megjithatë thonë se dyshojnë se virusi është më infektues se varianti britanik.

A do të funksionojë vaksina? Ekspertët besojnë se vaksinat aktuale mund të ndihmojnë kur bie fjala te parandalimi i rasteve të rënda të sëmundjes. Disa variante në mënyrë të pashmangshme do ia dalin të triumfojnë mbi vaksinat, thonë ekspertët. Megjithatë vaksinimet aktuale janë rruga më të rëndësishme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco