VIDEO/ Kapet sasia rekord prej 2.500 kilogramë kokainë, ja momenti kur roja bregdetare ndalon barkën

VIDEO/ Kapet sasia rekord prej 2.500 kilogramë kokainë, ja momenti kur roja bregdetare ndalon barkën

09:51, 23/04/2021
A+ Aa A-

Pjesëtarët e Rojës Bregdetare në Florida të Shteteve të Bashkuara janë incizuar duke ndaluar një barkë që po transportonte sasi të madhe të kokainës me vlerë të 94 milionë dollarëve.

Sipas një deklarate për gazetarë, personeli i Rojës Bregdetare ka shkarkuar rreth 2.500 kilogramë kokainë nga barka në Miami. Vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet të jetë 94.6 milionë dollarë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Në video shihet se si pjesëtarët e Rojës Bregdetare i afrohen barkës së dyshimtë dhe e rrethojnë atë. Autoritetet thanë se tre persona të dyshuar janë arrestuar. Posa u dërguan në anijen patrulluese, të dyshuarve iu ofrua ushqim, ujë, strehim dhe kujdes themelor mjekësor.

Autoritetet gjetën 87 pako me kokainë, ndërsa në fotografitë e publikuara shihet shkarkimi i tyre nga pjesëtarët e Rojës Bregdetare, të cilat i vendosën në breg.

Konfiskimi i kësaj sasie të madhe të substancës narkotike ishte pjesë e operacionit nga disa agjenci për ta forcuar luftën kundër drogave. Kjo ndodhi vetëm një muaj pasi Roja Bregdetare njoftoi për mijëra kilogramë kokainë dhe kanabis të konfiskuar në San Diego.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco