Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Skandali me vaksinën Pfizer, në vend të vaksinës, ilaç anti-rrudhë

Skandali me vaksinën Pfizer, në vend të vaksinës, ilaç anti-rrudhë

18:32, 22/04/2021
A+ Aa A-

Një skandal ka ndodhur me vaksinat Pfizer, ku prodhuesi i kësaj vaksine ka thënë se janë zbuluar versione false të vaksinës në Poloni dhe në Meksikë.

Sipas prodhuesve në dozat e vaksinave është hedhur ilaç kundër rrudhave dhe se gjithashtu ka pasur edhe mbishkrime të rreme.

Organizata botërore ka bërë thirrje për identifikimin sa më të shpejtë të vaksinave false, pasi kjo përbën një rrezikshmëri të lartë për shëndetin e qytetarëve.

Në Meksikë, ka rezultuar që 80 persona të kenë marrë dozën false të vaksinës, gjë që çon në zero mbrojtjen dhe imunitetin e personave nga Covid 19.

Shefi i sigurisë së vaksinave Pfizer ka thënë se falsifikimi i vaksinave në vende të ndryshme të botës vjen si pasojë e mungesave ose dozave të ulëta të vaksinave në të gjithë globin.

Dozat false janë sekuestruar nga autoritetet dhe Shtetet e Bashkuara janë treguar të gatshëm ti ofrojnë ndihmë këtyre dy shteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco