FOTO/ Jahti madhështor kalon në mes të qytetit, hollandezët shijojnë spektaklin

FOTO/ Jahti madhështor kalon në mes të qytetit, hollandezët shijojnë spektaklin

16:48, 22/04/2021
A+ Aa A-

Nuk ndodh çdo ditë të kalojnë superjahte gjigante në kanalet e ngushta të Holandës.

Por, fatmirësisht, fotografi Tom Van Oossanen, regjistroi momentin teksa “Projekti 817”, një jaht prej 94 metrash, e ndërtuar nga kantieri holandez, po transportohej nga ishulli Kaag në Detin verior në Roterdam.

Në fotot e publikuara, shihet se si një nga anijet më të mëdha të ndërtuara në vitin 2021, shfaqet duke lundruar në kanalet e ngushta, përmes shtëpive dhe kishave antike.

Ndërkohë, nga krahu tjetër, banorët ndjekin me habi spektaklin që dhuroi anija.

Sipas fotografit, përgjatë kësaj rruge transferohen çdo vit rreth katër deri në gjashtë jahte. Sidoqoftë ato nuk janë të mëdha sa “Projekti 817”.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco