Del fotoja e parë nga burgu i sigurisë së lartë e ish- oficerit që vrau George Floyd

Del fotoja e parë nga burgu i sigurisë së lartë e ish- oficerit që vrau George Floyd

14:45, 22/04/2021
A+ Aa A-

Është publikuar për herë të parë fotoja e ish-oficerit të policisë Derek Sauvin me uniformën portokalli të burgut.

Pas vendimit gjyqësor që e shpalli fajtor për vrasjen e 46-vjeçarit afrikano-amerikan George Floyd majin e vitit të kaluar, Sauvin u transferua në një burg të sigurisë së lartë në Minesota. 

Sipas gazetës 'Mirror' Sauvin do të jetë në njësinë e mbikqyrjes së vetëvrasjeve. 

Instituti Korrektues i Minesotës publikoi foton e parë të Derek Sauvin pas natës së tij të parë në burgun MCF ‘Oak Park Heights’.

Ish-oficeri në foto mbante të veshur uniformën portokalli dhe dukej i lodhur me sy të fryrë dhe flokë të çregullt. 

Burgu ku ndodhet ish-oficeri ndodhet 25 milje larg Minneapoli, afër kufirit të Wisconsin dhe mban rreth 500 njerëz të cilët konsiderohen si një rrezik i lartë për shtetin. 

Derek Sauvin po monitorohet nga rojet për sigurinë e tij, jo vetëm për rrezikun e vetëvrasjes, por edhe nga të burgosurit e tjerë me një rekord kriminal të dhunshëm, sipas të dyshuarit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco