Indi/ Nis vaksinimi te të rriturit mbi 18 vjeç

Indi/ Nis vaksinimi te të rriturit mbi 18 vjeç

13:26, 20/04/2021
A+ Aa A-

Duke filluar nga 1 Maji, ditën e Hënë India do vazhdojë  vaksinimin  intensiv dhe pse infeksioni rritet dhe kryeqyteti shkon drejt  bllokimit.

Por mbetet e paqartë se nga ku do të vijë këto dozat pasi vendi aktualisht është në mungesë të tyre.

India aktualisht po vaksinon punëtorë shëndetësorë, punonjës të vijës së parë dhe njerëz mbi 45 vjeç, por një numër shtetesh – përfshirë shtetin Maharashtra të prekur më keq – kanë raportuar furnizim të pamjaftueshëm.

India nuk ka arritur të parandalojë një valë të dytë vdekjeprurëse.  Instituti i Serumit i Indisë nuk kanë qenë në gjendje të përmbushin kërkesat ndërkombëtare dhe gjithashtu kanë paralajmëruar mungesa të lëndëve të para që ndikojnë në prodhimin. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit vuri në dukje ndalimet e eksportit të SHBA për artikuj të veçantë të nevojshëm për të bërë vaksinat.

Aktualisht në Indi janë raportuar rreth 200,000 raste çdo ditë që nga 15 Prilli – kjo ka kaluar kulmin e saj vitin e kaluar, kur ishte mesatarisht rreth 93,000 raste në ditë. Vdekjet gjithashtu janë rritur. Qeveria konfirmoi 1,619 vdekje nga virusi ditën e djeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco