Mjeku suedez: Ne hedhim qindra doza të vaksinës AstraZeneca çdo ditë

Mjeku suedez: Ne hedhim qindra doza të vaksinës AstraZeneca çdo ditë

10:22, 20/04/2021
A+ Aa A-

Qindra doza të vaksinës kundër Covid-19, të AstraZeneca po hidhen çdo ditë në Stokholm sepse banorët nuk duan të vaksinohen me atë vaksinë, tha mjeku suedez për televizionin SVT.

Johan Stirud i Shoqatës Mjekësore të kryeqytetit Suedez tha se nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm për AstraZeneca, kështu që vaksinat duhet të hidhen nëse nuk përdoren brenda disa orësh.

Në Suedi, vaksinimi me AstraZenecA është i kufizuar në ata mbi 65 vjeç, pasi janë raportuar raste të rralla të mpiksjes së gjakut si një efekt anësor i vaksinës në të gjithë botën.

SVT raporton se disa pacientë anulojnë vaksinimin e planifikuar kur zbulojnë se do të marrin vaksinën AstraZeneca.

Stirud, si dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), theksojnë se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet, kështu që ai u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen.

Refuzimi i vaksinës AstraZeneca u regjistrua gjithashtu në Kroaci, e cila aktualisht ka numrin më të madh të tyre, njoftoi media kroate.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco