Rikthehen sulmet terroriste ISIS: Ekzekutohen 3 të krishterë në Egjipt

Rikthehen sulmet terroriste ISIS: Ekzekutohen 3 të krishterë në Egjipt

20:59, 19/04/2021
A+ Aa A-

Një grup terrorist egjiptian i lidhur me ISIS ka ekzekutuar tre burra, përfshirë edhe një të krishterë si një paralajmërim për mbështetjen e forcave të armatosura të vendit.

Nabil Habshi Selama, 62 vjeç, një anëtar i Kishës Ortodokse Koptike, (kisha më e vjetër në Egjipt), të minoritetit të Egjiptit, u shfaq duke u qëlluar një pjesën e pasme të kokës në një video të publikuar ditën e shtunë.

Në pamjet, një militant me fytyrën e turbullt, një AK-47 i prerë në gjoks dhe gishtin tregues të ngritur në qiell, paralajmëron “të krishterët e Egjiptit” se ky është çmimi që ata pagujnë për mbështetjen e ushtrisë egjiptiane.

Image

Ai më pas ngre pushkën dhe gjuan një plumb të vetëm në pjesën e pasme të kokës së Salaamës, ndërsa krah tij janë dy të tjerët.

Sipas Kishës Koptike, Nabil Habshi Selama ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar, kur ai u rrëmbye ndërsa po ecte përgjatë rrugëve të Bir-al-Abed nga xhihadistët në një makinë.

Zëdhënës i Kishës Koptike pohon se do jenë në gatishmëri për përpjekjet e shtetit egjiptian në shuarjen e akteve të urrejtjes terroriste.

Image

Në pamje tregohen dy militantë të tjerë që ekzekutojnë dy burra, pas i akuzuan ata për luftime me forcat e armatosuar egjiptiane.

Egjipti ka luftuar një kryengritje xhihadiste në Sinai verior që prej të paktën 2011, duke përfshirë grupet fisnore lokale, si Al Kaeda dhe Wilayat Sinai, që janë një grup militant para-ekzistues që u betua për besnikëri ndaj ISIS në 2014.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco