Çmendet 81-vjeçari në Itali, vret me thikë gruan dhe qenin, më pas fle gjumë

Çmendet 81-vjeçari në Itali, vret me thikë gruan dhe qenin, më pas fle gjumë

19:48, 19/04/2021
A+ Aa A-

Një shtetas italian 81-vjeçar vrau gruan 80-vjeçare dhe qenin. Ngjarja ndodhi në Roça Nervina, Ventimiglia (Imperia).

Nga rindërtimi i fakteve rezulton se Fulvio Sartori, mesnatën e së hënës, kishte pasur një grindje të ashpër me bashkëshorten e tij, Tina Boeri.

Në mëngjes, ai mori një thikë në kuzhinë dhe qëlloi në qafë 80-vjeçaren, ndërsa me të njëjtën thikë goditi edhe qenin.

Më pas, ai u kthye në shtrat, ndërsa me thikë kishte prerë një venë duke tentuar vetëvrasjen. Ai është dërguar në spital, ku po merr mjekim.

Banorët e zonës me afro 300 banorë flasin për Fulvion dhe Tinën si një çift i qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco