Anglia ka një ofertë të çuditshme: Riinfektohuni me Covid-19 dhe ju japim 5000 paund

Anglia ka një ofertë të çuditshme: Riinfektohuni me Covid-19 dhe ju japim 5000 paund

16:50, 19/04/2021
A+ Aa A-

Personave të cilët kanë kaluar Covid-19, i kërkohet të infektohen qëllimisht si pjesë e një studimi shkëncor dhe për këtë do të paguhen 5 mijë paund.

Qëllimi është të zbulohet si reagojnë sistemet imune të tyre, ndaj ekspozimit të virusit për herë të dytë.

Vullnetarët duhet të jenë të moshës 18-30 vjeç dhe do të marrin pjesë në provën e “sfidës njerëzore”, të Universitetit Oksford.

Sipas Metro.uk, të gjithë pjesëmarrësit do të jenë infektuar natyrshëm më parë dhe do të ri-infektohen në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Ata do të futen në karantinë për 17 ditë ndërsa do të kujdesen nga studiuesit në një spital derisa të rezultojnë negativ.

Këto lloje studimesh ‘sfidë njerëzore’ janë përdorur më parë në zhvillimin e mëtejshëm të trajtimeve për gjëra të tilla si malaria, tuberkulozi, tifoja, kolera dhe gripi.

Profesorja Helen McShane tha: ‘Studimet e sfidave na tregojnë gjëra që studimet e tjera nuk munden sepse, ndryshe nga infeksioni natyror, ato kontrollohen fort. Kur të ri-infektojmë këta pjesëmarrës, ne do të dimë saktësisht se si sistemi i tyre imunitar ka reaguar ndaj infeksionit të parë COVID, saktësisht kur ndodh infeksioni i dytë, dhe saktësisht sa virus kanë marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco